Amsterdam, kryeqyteti i veseve

Amsterdam, kryeqyteti i veseve

Nuk mund të flasim për Amsterdamin nëse nuk do fillonim të flisnim për kanalet e saj. Aty ku tani është Sheshi Dam, 8 shekuj më parë rridhte një lum. Për të devijuar rrjedhën e lumit Amstel u ndërtua një digë (Dam) dhe kështu filloi ndërtimi i Amsterdam-it. Nuk ishte e lehtë për të formuar copa toke në ujë, por ajo që sot mund të vështrohet është Venecia e Veriut: nga kanalet e mrekullueshme dhe shtëpive mbi ujë. Amsterdami është një shembull unik në botën e arkitekturës dhe inxhinierisë.

Në vitet 1600, Amsterdami ishte një nga qytetet më të fuqishme dhe më të pasura në botë. Nga ajo periudhë mund të admirohen akoma sot koleksione të jashtëzakonshme të veprave të artit në Rijksmuseum. Në vitet e fundit Amsterdami ka fituar në mbarë botën noçken e “Kryeqyteti i veseve” sepse një lagje e tërë është me drita të kuqe. Rreth qoshes të lagjes do gjeni dyqane të shumta “kafe-je“, të cilat janë të shpërndara në të gjithë qytetin. Edhe pse emri mund të çorientojë, në këto bare nuk shitet kafe por cigare dhe desserts (ëmbëlsira apo biskota) të bëra me hashash dhe marijuanë. Mos u habisni, në Hollandë, si prostitucioni dhe shitja e drogës janë të lejuara nga shteti. Normalisht duhen të konsumohen në mënyrë rigoroze në vendin ku e keni blerë. Më poshtë, Parajse.com, ju paraqet 5 gjërat që nuk duhet të humbisni gjatë vizitës suaj në Amsterdam.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Sheshi Dam dhe pallati mbretëror i Hollandës

1Sheshi Dam, siç e quajnë banorët, i quajtur kështu për nder të digës që ka të njëjtën emër, është ndërtuar në vitin 1270 mbi lumin Amstel. Për 8 shekuj jeta e Amsterdamit sillet rreth këtij sheshi. Nëse sot është një vend shumë turistik, me kalimin e viteve ai ka luajtur rolin e tregut, qendrës së pushtetit, vend për ekzekutime, vënd për trazirat dhe demonstratat e të gjitha llojeve. Pallati mbretëror i ndërtuar në shek. XVII nuk është më shtëpia e familjes mbretërore por përdoret vetëm në festat shtetërore ose vizitat diplomatike.

Kanalet e lumit Amstel

2E njohur ndryshe si Venecia e veriut, Amsterdami ka mbi 160 kanale për gati 100km gjatësi. E gjithë qëndra historike e qytetit, e ndërtuar rreth viteve 1600, është e rrethuar nga një kanal në formën e unazës që ndërpritet herë pas here nga kanale vertikale dhe horizontale. Janë rreth 550 godina që paraqesin interes historik brënda qëndrës. Një xhiro me barkë ose me biçikletë është perfekte për të vizituar dhe për tu megjepsur nga bukuritë e këtij qyteti. Në vitin 2010 qyteti i Amsterdamit është njohur si qytet simbol i UNESCO-s

Van Gogh e Rijksmuseum

3Në vitin 1973 qyteti i Amsterdam-it i ka dedikur një muze të veçantë artistit më të njohur hollandez, Van Gogh. Në asnjë vënd tjetër të botës do keni mundësi të mësoni kaq shumë nga ky piktor i famshëm. Ky muze është i ndarë në tre kate ku do vëzhgoni epokat e ndryshme të artistit.

Përgatituni të prisni pak në rradhë, ky është muzeu më i vizituar i qytetit!

Në muzeun Rijksmuseum ndodhen të gjithë autorët e tjerë hollandez me operat e tyre më të famshme. Nuk mund të largoheni nga ky muze pa kaluar në dhomën e Rembrandt e Vermeer.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Shtëpia e Anna Frank në Amsterdam

4Kjo është shtëpia ku Anna Frank dhe familja e saj, së bashku me një tjetër familje hebreje, u strehuan, nga 1942 në 1944, para se të zbuloheshin nga nazistët dhe të deportoheshin në kampet e ndryshme të përqendrimit.

shtepia-anna-frank-hebre

 Përmes një pasazhi të fshehtë, e fshehur nga një bibliotekë, gjënden dy dhoma, ku Anna shkroi ditarin e saj. Që nga viti 1960 ndërtesa është përdorur si një muze që, me anë të filmave, fotografi, dokumente historike dhe sende personale, dëshmon jo vetëm ngjarjet e shtëpisë, por edhe ngjarjet e Hollandës të atyre viteve. Për të shmangur rradhët e gjata jashtë shtëpisë, është e këshillueshme të planifikoni vizitën tuaj në muze në mëngjes apo pasdite vonë.

 Lagja e kuqe

5

Kjo është Amsterdami më tolerant dhe transgresive. Lagja e kuqe është një atraksion i madh turistik dhe është i njohur me këtë emër nga ngjyra e dritave të dritareve, ku prostitutat janë të ekspozuara. Prostitucioni, si dhe drogat të buta, këtu është krejtësisht ligjore.

Duke mos qenë në gjendje  për të ndaluar veset njerëzore, hollandezët kanë kthyer ato në një mundësi për të fituar para. Lagja e kuqe ka 3 zona (Singel, Pijp dhe De Wallen), por ky i fundit është më i dashur dhe më i mbushur me njerëz nga turistët. Në qoftë se në shekullin XIV ishin detarë të cilët ishin në kërkim për shoqëri me pagesë, sot janë turistë të të gjitha moshave dhe nga e gjithë bota të cilët dynden më shumë nga kurioziteti për të përdorur shërbimet e ofruara. De Wallen është edhe një lagje e bukur me shtëpi të bukura me pamje nga kanalet dhe me kishën e mrekullueshme gotike të Oude Kerk (Kisha e vjetër).

Artikuj të ngjashëm

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: