Liqeni rozë në Australi

Liqeni rozë në Australi

Australia është vendi i ‘liqeneve rozë “të pazakontë dhe liqeni Hillier është një prej tyre. I vendosur në “Middle Island”, ky liqen është i famshëm për atë karakteristikë të jashtëzakonshme – ngjyrën e tij rozë çamçakëzi.

600 metra i gjatë, i rrethuar nga një anë nga buza e rërës dhe tjetra nga pyjet e dendura të pemëve eukalipt, ky liqen rozë mahnit edhe shkencëtarët. Askush nuk e di me siguri pse liqeni është rozë. Shkenctarët mendojnë se ngjyra krijohet nga bakteret që jetojnë në brëndësi të liqenit duke i dhënë këtë ngjyrë të bukur.

Liqeni u zbulua nga eksploratori anglez Matthew Flinders në 1802. Paramendoni habinë e tij, kur ai u ngjit majën më të lartë  të Middle Island dhe pa liqenin për herë të parë. Turistët mund të arrijnë ishullin me anë të trageteve që nisen nga Esperance.

Artikuj të ngjashëm

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0